Urbanika video ekskluzive: Si bëhet tregu ilegal i drogës në Tiranë

  • 9 years ago
TIRANE - Një pako e vogël, ku lënda narkotike është e mbështjelle me plastmas kushton vetëm 1000 lekë të reja. Në videon eksluzive të emisionit Urbanika ne A1 Report, ku shfaqen dy të rinj. Njëri është përdorues i rregullt i narkotikeve i cili pasi ka komunikuar fillimisht në telefon me shpërndaresit e droges, ka lënë një takim "flash" me njërin prej tyre pranë shkollës së mesme artistike 'Jordan Misja" e quajtur ndryshe Liceu Artistik i Tiranës. Në pamje duket perdoruesi i cili me leket ne duar, kalon përgjate rrugës pranë shkollës në fjalë në një orar mjaft të populluar kur nxënësit fillojnë të dalin nga orët e mësimit dhe takohet më pas me shpërndarësin, ku shkëmbejnë shumë pak fjalë të koduara, dhe bëjne shkëmbimin e mallit me lekët. Përdoruesi i cili në mënyrë të guximshme ka vendosur të bashkëpunojë me emisionin Urbanika, jep në këtë mënyrë një pasqyrë të qartë të asaj cfarë ndodh cdo ditë në Tiranë pranë shkollave të kryeqytetit. Sipas tij tregu ilegal i narkotikëve funksionon në mënyrë të rregullt në kryeqytet, ku shpesh pre e tij bien grupmoshat nga 12-17 vjec.

Recommended