Kuvendi kaloi në fazë të dytë ndryshimet e Ligjit për të huaj

  • 9 years ago
Kuvendi miratoi nevojën për ndryshimet e ligjit për të huajt i cili parasheh thjeshtësimin e procedurës për plotësimin e kushteve themelore për qëndrimin e të huajve në shtet. Grupi parlamentar i BDI-së mbështeti këto ndryshime, megjithatë paraqiti edh shqetësimet që ndërlidhen me sjelljen e administratorëve në sektorin për punë të huaj pranë ministrisë së brendshme e që në shumicën e rasteve kanë të bëjnë me martesat që lidhen mes të rinjve kur njëri nga çifti vjen nga ndonjë shtet fqinjë. Më të theksuara janë martesat ndërmjet shtetasve të Maqedonisë dhe Kosovës si dhe atyre në mes shtetasve të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

"Në Republikën e Maqedonisë përveç shtetasve të vendeve të treta të cilët posedojnë vizën c që vlen për të gjitha vendet nënshkruese të marrëveshjes së shengenit mund të hyjnë edhe shtetas të vendeve të treta të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm në vendet anëtare të Unionit Evropian ose nënshkruese të marrëveshjes së shengenit, por për punë shkollim, studim ose bashkim familjarë", deklaroi Zemri Qamili, zv ministër i brendshëm.

"Sipas ankesave të avokatit të popullit, dhe sipas disa ankesave të paraqitura në zyrën ë deputetëve ky sektor, ka sjellje jo të hijshme dhe sjellje jo humane të disa qytetarëve të huaj që kanë bazë që të qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë. Madje sjelljet e tyre johumane shkojnë deri në atë kufi saqë dhëndurëve të Maqedonisë që janë nga jashtë, ose nuseve të RM-s, që janë nga jashtë ju kërcënohen se do ti depërtojnë me polici deri në kufi dhe se ju kërcënohen se a nuk është gjetur këtu ndonjë nuse nga Maqedonia apo ndonjë dhëndër nga Maqedonia por kanë shkuar që të marrim nga jashtë", tha Suzana Salihu, BDI.

Ndryshimet në ligjin për të huajt do të hyjnë në fuqi pas leximit të dytë në Kuvend. Bedri Rexhallari

Recommended