Piktori i ri Enkelejd Zonja ka rrëmbyer trofeun e "Live Art 2013", Konkursit të Pikturës së Artit bashkëkohor në Shqipëri, i cili u zhvillua në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve, nën organizimin dhe financimin e bankës italiane "Intesa San Paolo Bank." Live Art" solli 26 punime të përzgjedhura nga 149 artistë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
Kjo është një iniciativë një impuls për skenën e artit tonë dhe si një shtysë dhe motiv për skenën e artit, por sidomos për artistët e rinj nën 35-vjeç. Sigurisht që ka një rëndësi të madhe në këtë aspekt, unë dua ta vlerësoj shumë dhe shpresoj që të bëhet një traditë për skenën onë të varfër deri diku, kështu që në këtë këndvështrim dua të falenderoj bankën që mori këtë iniciativë, edhe jurinë dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë iniciativë.
Comments