Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Përfundon pozitivisht rasti me nxënësen, Elemedina Bajrami nga fshati Brezë e cila nuk kishte arritur të regjistrohet në shkollën e mesme për shkak të zvarritjes së procesit për dhënien e provimit ektern dhe të pajisjes më dëftesën e klasës së tetë, e cila nga shkolla e fshatit i është dhënë më 27 gusht, vetëm 3 ditë para nisjes së procesit mësimor. Në zgjidhjen e këtij problemi kanë ndërhyrë Zv ministri i arsimit Safet Neziri dhe drejtori i gjimnazit Zef Lush Marku, Faruk Zeqiri të cilët kanë njoftuar prindin e vajzës se kanë sigurojnë një vend të lire për tu regjistruar në këtë shkollë edhe atë deri ditën e mërkurë.

"Unë bashkbisedova dhe e mora si përgjegjësi mbi vete për ti ndihmuar kësaj vajze. Bisedova me disa drejtor, në mesin e tyre është edhe drejtori i gjimnazit Zef Lush Marku, Faruk Zeqiri dhe ja mundësuam asaj vajze në drejtimin teknik dhëmbësh, në paralelet e mjekësisë që të regjistrohet dhe t'i ndihmojmë me një fjalë kësaj vajze. Dhe, njëkohësisht e mora ne telefon, bashkëbisedova edhe me prindin e saj, tre here kam pas kontak me të, e njoftova se ia kemi mundësuar ose në drejtim të gjimnazeve ose në drejtim të pareleleve të mjekësisë. Mirëpo tash presim përgjigje nga prindi dhe vajza, mund deri ditën e nesërme të paraqitet në gjimnazin Zef Lush Marku, në parelelet e mjekësisë që të mund ta realizojë të drejtën e saj ligjore dhe kushtetuese që të regjistrohet dhe që është obligim parasegjithash për tu shkolluar, për ta vazhduar shkollimin e mesëm në këtë shkollë", tha Safet Neziri, Zv ministër i arsimit.

Rasti i Elmedina Bajramit ishte paraqitur dje në Alsat pasi prindi i saj nuk kishte arritur ta regjistroj në afatet e parapara ligjore. Sipas dispozitave në fuqi arsimi i mesëm është i detyrueshëm dhe çdo prind që nuk regjistron fëmijën në shkollë gjobitet deri në 1 mijë euro. Melihate Rustemi

Category

📺
TV
Comments

Recommended