Shkrihet plani i Berishës,nga HEC tek privatizimi i Porto Palermos

  • 9 years ago
Qeveria Berisha pas zgjedhjeve, pikërisht në muajin qershor dhe korrik ka marrë vendimin për të dhuruar portin e jahteve në Porto-Palermo klientelës së tij, pa asnjë shpërblim, për ta përdorur këtë perlë të bregdetit shqiptar për nevojat turistike të njerëzve të tij afër pushtetit.

Pikërisht për këtë arësye, Qeveria "Rama" mori dje një serë vendimesh, përmes të cilave është anuluar dhënia në përdorim dhe dhurimi pa shpërblim nga Ministria e Mbrojtjes te Mjedisi i "Tunelit të nëndetëseve" dhe të truallit funksional të tij, pjesë e pronës nr.959, me emërtim "Ish-brigada e nëndetëseve", Palermo, Himarë, për ta përdorur për ngritjen e muzeut "Panorama e luftës së ftohtë" si dhe është shfuqizuar vendimi i qeverisë për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe shfrytëzimit të portit të jahteve në Porto-Palermo, Himarë, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet subjektit "Studio A.M.Z.". -

Recommended