gjiknuri

  • 9 years ago
TIRANE- Institucionet e Varësisë së Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe disa prej shoqërive aksionere, kanë emëruar drejtorët e rinj, pas mbledhjeve të Këshillave Mbikëqyrës përkatës. Kështu drejtor i KESH do të jetë Agron Hetoja duke zëvendësuar drejtorin aktual Halit Velaj, ndërsa drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit do të jetë Engjëll Zeqo.

Po kështu, Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë "Albpetrol sh.a." ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Endri Puka.
Pas ndryshimeve të bëra për drejtuesit në disa institucione në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, dhe disa shoqëri aksionere, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, është shprehur se këto emërime janë politike dhe të denoncuara më parë nga PD.

Sipas Vorpsit, emërimet e bëra ditën e sotme, u japin shqiptarëve mesazhin e Ramës se "Unë do qeveris si të dua vetë dhe me këtë të dua vetë, do qeveris për të respektuar miqtë dhe pa respektuar ligjet".

Recommended