Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Industria e tekstilit kërkon mbështetje nga shteti për të modernizuar prodhimtarinë, për të mos e humbur betejën me konkurrencën në shtetet e rajonit e cila zhvillohet fuqishëm. Urgjentisht janë të domosdoshme kredi të lira për këtë industri.

"Njëra nga kërkesat në nivel të shoqatës është që të sigurohet mbështetje financiare për procesin e automatizimit dhe modernizimit të pajisjes së dedikuar për prodhimtari. E dimë se RM-ja në raport me rajonin ka produktivitet më të vogël, gjë që ka të bëjë me automatizimin dhe modernizimin e pamjaftueshëm të procesit prodhues. Bullgaria për shembull, e cila është anëtare e BE-së, ka automatizim të lartë, por ka edhe Shqipëria, e cila nuk është anëtare e BE-së dhe ngecte në zhvillimin e industrisë së tekstilit në raport me ne. Por, qeveria e tyre veçon para për zhvillimin e këtij sektori", deklaroi Sasho Despotovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë potencuan se lehtësim i vogël, me të cilin do të ulen shpenzimet e kompanive të tekstilit, është ai që në vend do të ketë laboratori të akredituar për kontrollin e cilësisë së produkteve. Në vend që analizat të bëhen në botën e jashtme, këto do të mund të bëhen në shtëpi, me çka do të ulen shpenzimet, ndërkaq kjo, nga ana tjetër, në mënyrë përkatëse do të reflektohet mbi konkurrencën e produkteve. Në industrinë e tekstilit ka 42 mijë të punësuar që është 12 për qind e numrit të përgjithshëm të punësuarve në vend. Sipas të dhënave, në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti eksporti i produkteve të tekstilit arrin 337 milionë dollarë, që është rritje për 8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Natsha Stojanovska

Category

📺
TV
Comments

Recommended