Zaev premton rikthimin e klasës së mesme në Maqedoni

  • 9 years ago
Rikthimi i klasës së mesme në Maqedoni është një nga pikat kryesore të programit të ri të LSDM. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Zoran Zaev. Kjo sipas tij do të përforcoj kualitetin e jetesës së qytetarëve andaj edhe pret që ky dokument të tërheq vëmendjen e gjithë qytetarëve të vendit. Programi i ri i LSDM pritet të prezantohet para opinionit në mënyrë parciale nga kjo javë.

"Me kënaqësi mund të them se kemi krijuar dokument me të cilin do ta kthejmë klasën e mesme në Maqedoni. Do të tentojmë të krijojmë klasë të mesme stabile dhe të fortë në Maqedoni, të bindur se përmes saj do të përforcojmë kualitetin e jetesës së qytetarëve. Programi fillon të prezantohet para opinionit nga kjo javë edhe atë pjesë-pjesë, zgjidhje pas zgjidhje, ofertë pas oferte dhe shpresoj se do ta tërheqim vëmendjen e të gjitha komunave mbarë Maqedonisë, të profesionistëve të sferave për të cilat do të debatojmë dhe gjithë qytetarëve që janë të interesuar të debatojnë për këtë dokument dhe sigurisht të japin kontributin e tyre në plotësimin e këtij dokumenti", deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM. Alsat-M

Recommended