Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Pas dyerve të mbyllura, larg syve të opinionit, sot u mbajt seanca gjyqësore për rastin "Likuidimi" në të cilën në mesin e të akuzuarve është edhe gazetari Tomislav Kezharovski. Para gjyqit janë prezantuar dëshmitë e grumbulluara me masa të veçanta hetuese, ndërsa për shkak të karakterit sekret të kësaj pjese të procesit, edhe avokatët e të akuzuarve nuk deshën të komentojnë asgjë. Megjithatë, ata besojnë se procesi gjyqësorë për këtë rast është në fazën e fundit. Javën e kaluar të akuzuarve për rastin "Likuidimi" iu vazhdua masa e paraburgimit për 30 ditë të reja. Kjo është e pesta herë me radhë në të cilën u vazhdohet paraburgimi të akuzuarve në mesin e të cilëve është edhe gazetari Kezharovski.

"Sipas ligjit, patjetër është që të dëgjohen dhe shikohen aktivitetet dhe nëse gjykata nuk i shqyrton dëshmitë, do të bënte shkelje të procesit të cilën do mundte ta shfrytëzojë pala e pakënaqur, që në këtë rast, mendoj se do jetë prokurori", u shpreh Jovan Joanidis, avokat. Alsat-M

Category

📺
TV

Recommended