Tiranë, fëmijët romë me rrezikun e vdekjes në prag të derës

  • 9 years ago
TIRANË - Rreziku i vdekjes u qëndron në prag të derës, 37 familjeve rome. "A1Report!" ka shkuar dje pranë familjeve rome që banojnë në aksin rrugor pranë të ashtuquajturit "Pallati me shigjeta", një segment rrugor në hyrje të Tiranës, në kryqëzimin e rrugës së Kavajës me unazën e madhe. Këto janë familjet që u dëbuan nga zona e tyre e banimit, "ish-Dekori" në rrugën e Kavajës, pasi dëbimit nga pronari i truallit, Mihal Delijorgji, rreth një muaj më parë. Në këtë aks rrugor brenda muajit të fundit janë regjistruar dy aksidente të fëmijëve romë.

Recommended