Qytetari dorëzon këmbanën e 1957 Kumbaro: Denonconi abuzimet

  • 9 years ago
TIRANE- Objekteve të trashëgimisë kulturore të Mozaikut të Tiranës i është shtuar një këmbanë e vitit 1957. Një qytetar i ka dorëzuar ministrisë së Kulturës, objektin e bakrit me peshë 40 kilogramë, të cilin e mbante prej 10 vjetësh dhe kujdesej për ta ruajtur në gjendje të mirë.

Kambana i përkiste Kishës Katolike, që ndodhej brenda kalasë se Krujës. Ajo konsiderohej e zhdukur, por, Tomorr Merlika e kishte ruajtur atë ne bodrumin e shtëpisë të tij, që prej viteve '90, pas zjarrit qe përfshiu kishën dhe zgjodhi Ditën e Trashëgimisë Kulturore për t'ia kthyer shtetit.

Recommended