Kryeministri Edi Rama mban fjalim në OKB

  • 9 years ago
NJU JORK - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar nga foltorja e OKB-së, mbështetje për të Rilindur Shqipërinë, pasi sipas tij, duhet shumë punë.

Në fjalën e tij të mbajtur në sallën e mbledhjeve të OKB-së, Rama kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga ata vende që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si Greqia, Serbia, në rajonin e Ballkanit, por edhe për vendet që janë anëtare të BE-së apo më gjerë.

Gjithashtu, Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se, integrimi i vendit në Bashkimin Europian, është një ndër prioritetet e qeverisë, por edhe prioritet i të gjitha vendeve të Ballkanit.

Për më shumë se 10 minuta, për herë të parë në sallën e OKB-së, Kryeministri i, Edi Rama tha se, Shqipëria nuk është vendi me imazhin e keq që është personifikuar nga disa filma që janë bërë nga Hollivudi. Sipas tij, Shqipëria është një vend i vogël, me potenciale të mëdha, që aktorët e mëdhenj Al Paçino, Roberto De niro, Dustin Hofman duhet ta njohin.

Recommended