Televizioni franko-gjerman "Arte" ka përgatitur dhe publikuar një material në të cilin përshkruan jetesën e biznesmenëve shqiptarë, ndërsa paralelisht përshkruan edhe jetesën e një biznesmeni norvegjez.
Samir Mane, investitor, është një prej njerëzve më të pasur në Shqipëri. Pas rrëzimit të komunizmit, la vendin e tij, si shumë shqiptarë të tjerë për t'u vendosur në Vjenë. Atje, ai nisi tregtinë e televizorëve për patriotët e tij dhe kështu u bë milioner.
Sot, ai ndërton qendra tregtare dhe apartamente luksoze në vendin e tij, por edhe në vende të tjera të Ballkanit.
Samiri thotë "Ne kishim si projekt ndërtimin e disa vilave, në një zonë rezidenciale. Do të ndërtojmë 118 vila, ku më e vogla është 500 metra katrorë dhe më e madhja 1 mijë metër katrorë. Pa diskutim që këto vila i përkasin njerëzve që kanë para, shumë më tepër para se pjesa më e madhe e shqiptarëve".
Comments