Indi, rrëzohet pallati, 2 të vdekur dhe disa persona nën gërmadha

  • 9 years ago
INDI - Një pallat pesëkatësh është shembur totalisht, duke zënë nën vete banorët që jetonin aty. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Mumbai, në Indi, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 12 të tjerë, ndërkohë që po kërkohet nën gërmadha, për të rekuperuar trupat e personave të humbur.

Sipas disa burimeve, pronaria e kësaj ndërtese të shembur, u shpreh se në këtë pallat, jetonin nga 40 deri në 60 persona, 20 prej të cilëve, mendohet të jenë nën gërmadha. Gjatë muajve të fundit, janë paraqitur edhe raste të tjera të këtij lloji në Indi. Rasti më tragjik ishta ai i muajit prill të vitit të kaluar, ku humbën jetën 74 persona.

Shkaqet janë gjithmonë të njëjtat, kualiteti i keq i materialeve dhe i rregullave të ndërtimit.

Recommended