Mbrëmje poetike në Ditën Europiane e Gjuhëve të Huaja

  • 9 years ago
Qendra e Informimit e BE-së feston sot, me një mbrëmje poetike, Ditën Europiane të Gjuhëve të Huaja.

Çdo vit, më 26 shtator, vendet europiane kremtojnë trashëgiminë e pasur gjuhësore të Europës.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e kësaj ditë ka qenë i pranishëm ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e tij, ambasadori tha se "Të dish gjuhë të huaja do të thotë të bësh dialog dhe paqe". Ndërsa shtoi se "shqiptarët kanë talent për të folur shumë gjuhë, dhe kjo tregon qartë destinacionin në BE".

Aktiviteti përfshin një retrospektivë në punën e Vedat Kokonës, një pjesë e të cilave paraqiten në shqip dhe në gjuhë të tjera europiane.

Kokona ka qenë i mirënjohur për punën e tij si shkrimtar dhe përkthyes nga shumë gjuhë. Gjatë mbrëmjes nxënës të ndryshëm nga shkollat e mesme të Tiranës kanë lexuar poezi e prozë në shqip dhe në gjuhë të tjera europiane.

Recommended