Bashkia e Vlorës kërcënon zhdukjen e kioskave të gazetave

  • 9 years ago
VLORE - Institucioni i bashkisë po sulmon kioskat e gazetave me sipërfaqe jo më shumë se 4 metra katrorë, në vend të pallateve luksoze e shumëkatëshe, duke vënë në shënjestër kioskat e shpërndarjes së shtypit pa gjetur alternative të tjera, për mënyrën se si do shpërndahet shtypi i përditshëm në qytet.

Alarmi është dhënë nga gazetashitësit e qytetit të Vlorës, të cilët ankohen se kanë marrë një njoftim nga inspektorati i bashkisë për largimin e kioskave të tyre, në kushtet kur ata janë taksapagues të rregullt, dhe duke qenë se aktiviteti i tyre ka nisur me lejen dhe firmën e vetë bashkisë.

Recommended