Emri, Poposki takohet me Venizelos

  • 9 years ago
Shefat e diplomacive greke dhe maqedonase, Venizelos dhe Poposki prapëseprapë do të ulën në tryezë të përbashkët. Ministrat e jashtëm, do të shfrytëzojnë qëndrimin në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre rreth çështjes së emrit. Ky është takimi i dytë ndërmjet Venizelos dhe Poposkit, pasi palët në korrik u përpoqën të shoshitin mosmarrëveshjet gjatë vizitës në Bruksel. Megjithatë pritjet janë të vogla që autoritetet e Shkupit dhe Athinës zyrtare të afrojnë qëndrimet gjatë takimit të nesërm. Të dy ministrat Venizelos dhe Poposki betonuan vijat e tyre të kuqe rreth zgjidhjes së emrit, pikërisht gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork. Ministri i Jashtëm grek Evangelis Venizelos pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun, theksoi se zgjidhja duhet të bazohet në një emër të përbërë, të pranueshëm nga të dy palët, me përcaktim gjeografik dhe për përdorim të përgjithshëm. Ndërkaq kolegu i tij maqedonas Popovski u kundërpërgjigj se zgjidhja duhet të bazohet në kornizën që ofron OKB-ja dhe aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Nga ana tjetër kryefjala e takimit të djeshëm mes Popovskit dhe komisionarit evropian Shtefan Fyle në Nju Jork ka qenë raporti i progresit si dhe përparimi i vendit në përgjithësi. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në të cilën kryeministri Gruevski do të mbajë fjalim nesër, pritet që ky i fundit të shtunën takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore Ban Ki Mun. Semra Jakupi

Category

📺
TV

Recommended