Në Maqedoni vazhdojnë të jenë të pranishme të gjitha llojet e diskriminimit duke filluar nga ai nacional, fetar, social por nuk mungojnë edhet rastet e diskriminimit politik. Kështu ka deklaruar Avokati i Popullit Izhet Mehmeti në konferencën rajonale të avokatëve në Ohër kushtuar diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
"Kemi raste nga të gjitha bazat, kemi trajtuar rastet edhe të diskriminimit fetar edhe raste të diskriminimit etnik edhe raste të diskriminimit social edhe raste të diskriminimit gjuhësor e kështu me radhë. Është karakteristikë se në vitet kur ka zgjedhje më tepër paraqiten raste të diskriminimit politik, trajtohen në mënyrë jo të barabartë, ndryshe qytetarët për hir të asaj se i përkasin një grupacioni tjetër politik, por vitin e fundit kemi pasur edhe raste të diskriminimit etnik", deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, Maqedoni.
Avokati i Popullit si diskriminues e ka quajtur rastin edhe në fshatin Podgorcë të Strugës pasi fëmijëve u mohohen e drejta arsimit në gjuhën që ata duan, në këtë rast në gjuhën shqipe, e drejtë kjo që garantohet edhe me Kushtetutë,që që çdo fëmijë ka të drejt ta kryej në gjuhën amtare.
"Atë rast ne si institucion ende nuk e kemi mbyllur. Kemi pasur disa takime me prindërit por edhe me Ministrinë por edhe me ministrat shqiptarë dhe kemi biseduar të njëjtën. Me iniciativën tonë janë caktuar që të gjendet një gjuhë e përbashkët. Në rastin konkret fëmijët dhe prindërit nëse nuk ka ndonjë qëllim tjetër, është obligim kushtetues dhe ligjor që institucioni, gjegjësisht ministria të njoh atë mundësi dhe të krijoj kushte që fëmijët të ndjekin mësimin ashtu si ata ndjehen dhe ashtu si ata dëshirojnë", tha Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, Maqedoni.
Shef i Departamentit të Dimensionit Njerëzor të Misionit të OSBE-së në Shkup, Marcus Rolofs tha se është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se diskriminimi çon në margjinalizim, regres dhe ndjenjën e përjashtimit nga e ardhmja.
"Tema është për të vazhduar bashkëpunimin e avokatëve të popullit dhe në rastin konkret jemi këtu për të dhënë mbështetje Marrëveshjes së Ohrit që është mirëpritur nga pushtetet lokale,në aspektin e të drejtave të njeriut. Diskriminimi sjell deri te segregacioni dhe margjinalizimi që si skajshmëri sjell edhe deri te ndikimi në stabilitet. Ftoj qytetarët që të shfrytëzojnë shërbimet e këtyre institucioneve për të përmirësuar stabilitetin në vend", tha Marcus Rolofs, departamenti i misionit njerzor-OSBE,Shkup.
Pjesëmarrësit e konferencës kanë diskutuar për sfidat që paraqiten në punën e avokatit të popullit dhe trupat tjerë antidiskriminues në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, me theks të veçantë në rastet e diskriminimit të grupeve të margjinalizuar. Durim Etemi