"Tetori gjerman" në Shqipëri, aktivitete në Tiranë dhe rrethe

  • 9 years ago
TIRANË - Koncerte rroku, muzikë klasike, teatër, mbrëmje letrare, ekspozita me fotografi të pa publikuara ndonjëherë e shumë aktivitete të tjera. Kjo është përmbajtja e aktiviteteve të organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri, në kuadër të "Tetorit Gjerman".

Ky aktivitet zhvillohet për të shtatin vit me radhë në Tiranë e sivjet është i shtrirë edhe në disa qytete tjera. Ky sezon, sipas ambasadorit gjerman, Hellmut Hoffman, i cili foli për aktivitetet e muajit tetor dhe qëllimin e tyre, përkon dhe me 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tregëtare e ekonomike me Shqipërisë dhe Gjermanisë.

"Është shndërruar në një traditë pozitive, që ne këtë vit, për herë të shtatë, jemi duke organizuar tetorin gjerman. Këtë vit kemi zgjedhur si moto të "Tetorit Gjerman" pikërisht 25 vjet bashkëpunim ekonomik, sepse ky vit përkon pikërisht me 25 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë mjaft të ngushta dhe shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet t'i zgjerojmë dhe intensifikojmë ato më tej.

Qëllimi i tetorit gjerman është që të mund të zgjojmë tek njëri-tjetri kureshtjen, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin dhe të mësojmë më shumë rreth vetes tonë", tha gjatë prezantimit, ambasadori gjerman Hellmut Hoffman.

Ndërsa zëdhënësja e shtypit për aktivitetet e "Tetorit Gjerman", Cristiane Wolters, prezantoi aktivitetet që do të zhvillohen nga data 29 shtator e do të mbyllen më 19 nëntor.

Recommended