Vlorë, ministri i Shëndetësisë, Beqja inspekton punimet në psikiatri

  • 9 years ago
VLORË - Shlyerja e borxhit të prapambetur dhe trajtimi i shëndetit mendorë janë cilësuar si dy nga prioritet e ministrisë së shëndetësisë. Gjatë inagurimit të punimeve për godinën e re të spitalit psikiatrik "Ali Mihali" në Vlorë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja e ka cilësuar prioritet trajtimin e shëndetit mendor, që sipas tij është një çështje e rëndë në Shqipëri. Po ashtu, Beqja tha se pavarësisht borxhit të parapammbetur nga qeveria Berisha, impenjimet do të fokusohen më shumë në furnizimin e spitalit me ilaçe dhe plotesimin e tij me mjekë specialistë.

"Shëndeti mendor është prioritet, është një çështje e rëndë në Shqipëri, jemi më keq se vendet e rajonit.
Do të rikuperojmë pjesët e prapamenbtuar, shqiptarët meritojnë shërbim dinjitoz, çëshjet e shëndetit mendor janë të ndjeshme sidomos nga ana sociale.

Do të plotësojmë edhe boshllëqet në vite me specialistë të ndryshme të shëndetësisë, mjekë që lidhen me shëndetin mendor. Te qeveria jonë bluzat e bardha do të kenë mbështetje maksimale", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Punimet për ndërtimin e godinës së re pritet të përfundojnë brenda 18 muajsh, ndërsa i gjithë personeli dhe pacientët deri në përfundim të projektit do të sistemohen përkohësisht në disa godina rezervë.

Recommended