Komisioneri i KiE: "21 Janari", të ndëshkohen shkeljet e të drejtave

  • 9 years ago
TIRANE - Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillit e Europës Nils Muiznieks ka deklaruar sot në Tiranë se në protestën e 21 Janarit 2011, nëse ka pasur raste të shkeljes së të drejtave të njeriut, ato duhet të ndëshkohen.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, Muiznieks, i pyetur nga tv "A1Report!" nëse e kishte të përfshirë në axhendën e tij, protestën e 21 Janarit, tha:.

"Sigurisht që ngjarjet e 21 Janarit janë pjesë e axhendës sime. Paraardhësi im, pas asaj ngjarjeje, ka ardhur në Tiranë dhe nxjerrë një raport, ndërsa unë vetë, në janar të këtij viti, kam nxjerrë një deklaratë ku kam thënë se nuk është bërë mjaftueshëm për ta hetuar.

Recommended