Tritol makinës së kryetarit të komunës Golem, Agron Agalliu

  • 9 years ago
DURRES- Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kryetarit të komunës Golem Agron Agalliu. Tritoli ishte vendosur poshtë makinës, dhe sipas policisë ishte i sasisë prej 200 gr dhe ishte i pajisur me një celular i cili do të aktivizonte shpërthimin. Tritoli, i mbështjellë me një qese, ka rënë nga makina në momentin kur Agalliu ka qenë duke ecur në rrugën kryesore të komunës dhe fatmirësisht nuk ka shpërthyer edhe pse është shkelur nga një tjetër makinë e cila ka kaluar në ato momente aty.

Recommended