TIRANË -- "Qeveria e re shqiptare ka një vizion europian, tepër ambicioz, shumë modern" --Me të tilla fjalë fjalë e ka vlerësuar, Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, programin e Qeverisë shqiptare në tërësi dhe veçanërisht, atë për integrimin e vendit në BE.
Përmbushja e reformave si kusht për dhënien, Shqipërisë, të statusit kandidat për në BE në muajin dhjetor , ka çuar sot në një takim të përbashkët Zv.Kryeministrin Niko Peleshi me Ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi.
Pas takimit të zhvilluar në Kryeministri, Ambasadori i BE-së, Sequi, deklaroi:
"Ne patëm një takim vërtet të frytshëm, të dobishëm dhe të ngrohtë. Ne diskutuam se çfarë do të vijë më pas e zoti Zv.Kryeministër u tregua shumë i sjellshëm, pasi më tregoi për vizionin e Qeverisë dhe si do zhvillohet punët më pas.
Vizioni është europian, tepër ambicioz e shumë modern. Në qëndër të tij është pikërisht ai transformin që mund të afrojë dhe afron BE-ja.
Comments