"Nuk jemi në rrezik kur është në pyetje gej popullata. Ata vet janë deklaruar se sa janë në numër. Çfarë prisni ju, të barazohemi me ta, dhe pastaj të diskutojmë, gjithnjë për rreth murit", tha Dragisha Miletiç, deputet.
"Në këtë drejtim, e dini Zoti Miletiç, unë qëndroj kështu para jush, besoj se kam mbrojtje të mjaftueshme nga tavolina", u shpreh Ivon Veliçkovski, deputet i PL-së.
Debati i këtij lloji mes Miletiçit dhe Veliçkovskit nxiti reagimin e shefit të grupit parlamentar të LSDM-së Igor Ivanovski i cili në shenjë proteste kërkoi pauzë gjysmëorëshe. Ndërkohë që theksoi debati i tillë ka dhëndëruar kuvendin në një leckë.
"Nuk ju vjen turp ta dhëndëroni leckë kuvendin. Ju po qesheni dhe duartrokisni. Apeloj të ktheheni në normale, në rast se kjo veç ekziston, për këtë qëllim kërkoj gjysmë orë pauzë", tha Igor Ivanovski, LSDM.
Ndërkohë me propozim të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së sot në seancë plenare u gjend propozimi për ndryshim të kushtetutës për definim të bashkëshortësisë. Propozimi u kundërshtua thuajse nga të gjitha partitë politike, me përjashtim të atyre që janë pjesë e koalicionit 'Për një Maqeodni më të mirë' të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.
"Duhet bashkë ta definojmë bashkëshortësinë dhe fëmijët pa prindër të mund ti birësojnë vetëm familjet ku ka burrë dhe grua. Bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme dhe kuvendi i RM-së duhet ta mbështes këtë", deklaroi Vllatko Gjorçev, VMRO-DPMNE.
"LSDM-ja është kundër ndryshimet të Kushtetutës për çështje të cilat ajnë të rregulluara dhe definuara qartë me ligj. Qytetarët tanë po përballen me probleme të ndryshme si varfëria, papunësia, krimi dhe korrupsioni në institucione, këto janë çështjet duhet të diskutohen, a për të cilat për fat të keq VMRO-ja ikë", tha Ana Pavllova-Daneva, LSDM.
"Ne jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, siç thuhet në Marrëveshjen e Ohrit një shoqëri bashkëkohore demokratike duhet të siguroj që kushtetuta e saj të plotësoj nevojat e qytetarëve. BDI, parimisht mbështet ndryshimet e tilla kushtetuese të cilat kanë për qëllim afirmimin e vlerave tradicionale familjare, por në anën tjetër ne nuk mund të mbështesim ndryshime kushtetuese lidhur me martesën dhe të mos flasim për shtyllat themelore të rregullimit të bashkëjetesës etnike", u shpreh Nexhati Jakupi, BDI.
"PDSH-ja ka konstatuar se shteti është në krizë jo për shkak se me kushtetutë nuk është precizuar pozicioni i familjes dhe martesës, sepse shqiptarët ndër shekuj dhe me kod gjenetik e kanë ruajtuar si çështje të shenjtë institucionin familje dhe martesë. Për ne nuk është kjo breng, po për familjen shqiptare breng e madhe është pozicioni i saj kundrejt institucioneve, shtetit dhe kushtetutës. PDSH-ja është për ndryshime kushtetuese rrënjësore të cilat do të ndryshojnë konceptin dhe funksionimin e këtij shteti", deklaroi Orhan Ibrahimi, PDSH.
Propozimet kushtetuese duhet të miratohen me 2/3 e votave. Ndërkohë ë në rend dite të kësaj seance mes tjerash janë edhe ligjet pë...
Comments