Dy aksidente brenda një ore me dy të vdekur e një të plagosur rëndë

  • 9 years ago
Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura në harkun kohor të jo më shumë se një ore mëngjesin e sotëm. Aksidenti i parë u shënua tek Ura e Gjoles pranë Fushë Krujës, dhe aksidenti tjetër pranë sektorit "Iliria" në Durrës. Viktimat janë një çift të martuarish që ishin kalimtarë dhe një qytetar që po udhëtonte në biçikletë.

Recommended