Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Greqia nuk ka për të shpenzuar më shumë se 50 mln euro, gjatë presidencës 6 mujore të saj në BE, e cila merret në janar. Zv/ministri i jashtëm Dimitris Kurkulos njoftoi Komitetin për Çështje Evropiane se qeveria ka për t'i kushtuar presidencës së BE-së, më pak burime se sa vendet e tjera. Ai tha se krahasuar me presidencat e fundit që kërkonin 60-75 milion euro dhe një staf prej më shumë se 250 ekspertësh, Greqia do të shpenzojnë më pak, e madje nuk mund të ketë staf më të madh se sa 150 ekspertë. Ky reduktim burimesh financiare dhe njerëzore ka qenë sugjeruar nga disa Euro-Parlamentar, pas vrasjes së muzikantit Pavlos Fisas nga një anëtar i 'Agimit të Artë' se Greqia mund të mos jetë kandidate e denjë për presidencën e BE-së. Deputeti i PASOK-ut Ani Podimata tha në Komitetin Parlamentar se vrasja e muzikantit Fizas e ka dëmtuar rëndë imazhin e Greqisë. "Nuk është ekzagjerim të thuhet se ky rast është më i dëmshmi se sa afera e falsifikimit të statistikave nga ana e Greqisë, vite më parë." Ndryshe nga kolegët në Athinë, deputetët grekë në parlamentin evropian nga 5 parti politike i kanë lënë këto dallime mënjanë, duke paraqitur në Parlamentin Evropian një kërkesë për sa i përket efekteve të kursimit dhe rritjes së ekstremizmit të krahut të djathtë në Greqi dhe pjesë të tjera të Evropës. Euro-deputetët i kërkuan Komisionit Evropian dhe Këshillit të shpjegojë se çfarë masash po përgatit për situatën konkrete. Admir Qose

Category

📺
TV
Comments

Recommended