Spanjë, humbet jetën foshnja, u shtyp nga rripi transportues i bagazheve

  • 9 years ago
SPANJË - Ngjarje e rëndë në Spanjë. Një fëmijë 5-muajshe mbeti e vdekur në një rrip transportues bagazhesh. Hetuesit ende nuk kanë arritur në përfundimin se si ndodhi një gjë e tillë.

Një zëdhënëse për autoritetin e aeroportit të spanjës, AENA, u shpreh ditën e enjte se nuk është e qartë se si foshnja u gjend në zonën e bagazheve me peshë të rëndë.
"Bebja ishte në rripin transportues të bagazheve, por nuk mund të ketë shkuar vetë atje. Dikush duhet ta ketë vendosur foshnjën aty. Nuk e di se si ndodhi"- tha përfaqësuesja e aeroportit.

"Nëna e fëmijës, një amerikane, arriti në aeroport, vonë gjatë ditës së mërkurë nga një fluturim nga Londra me beben e saj dhe një djalë tjetër të vogël. Babai, i cili është kanadez, ishte atje duke i pritur në aeroportin Alicante"- shtoi zëdhënësja.

Rripi transportues i bagazheve është i sheshtë me ngjyrë të zezë, që lëviz vëtëm në një drejtim dhe aktivizohet vetëm kur bagazhet vihen në të për t'u transportuar.
Zëdhënësja tha se ende nuk dihej nëse foshnja u vu mbi rrip kur ai ishte i ndaluar apo kur po lëvizte.

Një oficere e sigurimit tha për Atlas se ajo nuk e pa incidentin, por i thanë se mamaja e vendosi foshnjën mbi rripin e transportit kur iu desh të merrte diçka. Ai u shtyp dhe hummbi jetën.

Personeli mjekësor i aeroportit nxitoi në vendin e ngjarjes, por e patën të pamundur për të risjellë në jetë fëmijën. Pasi fëmija u shpall i vdekur, prindërve iu desh të prisnin për një gjykatës, sipas ligjit spanjoll, në mënyrë që të mund të lëviznin trupin.

Sipas gazetës spanjolle 'El Pais', familja kishte ardhur në Alicante për pushime, por autoritetet nuk mund t'a konfirmonin këtë informacion.

Recommended