Xhaferi: Intervista për Shkupi 2014, e nxjerrë nga konteksti

  • 9 years ago
Zv/kryeministri Musa Xhaferi deklaroi sot se intervista e tij dhënë të përditshmes kosovare 'ZËRI' lidhur me projektin 'Shkupi 2014', është nxjerrë nga konteksti. Xhaferi tha se në asnjë fjali nuk ka thënë që projekti 'Shkupi 2014' është i dëmshëm për shqiptarët. Xhaferi thotë se efektet publike të projektit tregojnë se ai përbën provokim por që më tepër, provokimi ndihet nga pala greke se sa nga shqiptarët, për shkak të glorifikimit të figurave të diskutueshme në aspektin historik, dhe përkatësisë së tyre. Xhaferi tha gjithashtu se për BDI-në ka qenë shumë sfiduese që të ndërhyjë në një luftë mes dy palëve.

'Në fakt, unë nuk kam theksuar se është i dëmshëm, kam shprehur mendimin tim se besoj që ju duhet t'iu referoheni anketimeve nëse ka pasur dhe ka, se për arsye të ndryshme që duhet ideatori t'i shpjegojë, shqiptarët e kanë ndjerë si provokim atë duke pasur parasysh figurat e ndryshme të cilat janë pozicionuar në Shkup të cilat për shumicën janë shumë kontraverze dhe kjo ka qenë ideja', deklaroi Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Xhaferri gjithashtu thotë se projekti 'Shkupi 2014' ndoshta edhe nuk është provokim për shqiptarët, por se opinioni në vend, ka krijuar një bindje të tillë.

"Faktikisht po t'i pyesësh opinionet publike shqiptare, atyre iu duket se ky projekt është provokim, ndoshta edhe nuk është ky qëllimi dhe kjo ka qenë përgjigja ime ndajë gazetës kosovare 'Zëri'", tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Projekti 'Shkupi 2014' është projekt i cili u kontestua nga shqiptarët por edhe nga opozita maqedonase. Lidhur me këtë projekt pushteti vazhdon të akuzohet nga opozita për shpërdorime financiare. Ndërsa nga pala greke, vendi është akuzuar për përvetësim të figurave historike të saj. Valmir Kuçi

Recommended