Miratohet projekt buxheti për vitin 2014

  • 9 years ago
Qeveria miratoi projekt Buxhetin për vitin 2014. Ai do të arrijë 2 miliardë e 870 milionë euro, gjegjësisht kaq para do të shpenzojë Qeveria vitin e ardhshëm ndërsa planifikon të grumbullojë 2 miliardë e 572 milionë euro. Buxheti për vitin e ardhshëm është më i lartë për 7 për qind krahasuar me këtë vit ose për 200 milionë euro. Sipas ministrit të Financave, Zoran Stavrevski, karakteristika kryesore e këtij buxheti është rritja e konsiderueshme, për 20 për qind, e investimeve kapitale në krahasim me vitin 2013. Ato do të arrijnë 366 milionë euro.

?Komponentet më të rëndësishme në pjesën e investimeve kapitale gjithsesi janë në pjesën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore ku me 3,4 miliardë denarë do të mbështetet ndërtimi i rrugëve para së gjithash korridoreve kryesore, dhjetëshes kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhën e korridorit 8 dhe 10 në pjesën e rikonstruksionit dhe ndërtimit", Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Deficiti buxhetor i cili do të arrijë 3,5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ose 298 milionë euro do të mbulohet me hua në vend dhe në botën e jashtme, me ç'rast në lojë është edhe lëshimi i euro-obligacionit të ri. Kjo vrimë në buxhetin, sipas Stavrevskit, përveç që është për shkak të investimeve kapitale është edhe për shkak të rritjes së planifikuar për pesë për qind të pagave të administratës publike prej tetorit të vitit të ardhshëm, të pensioneve dhe të asistencës sociale prej marsit të vitit 2013. Sipas ministrit të Financave, buxheti është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa do të investohet edhe në projekte ku jetojnë shqiptarë.

?Bëhet fjalë për projektet të cilat janë edhe në pjesën e infrastrukturës, si ujësjellës në komunat ku është dominuese kjo popullatë, bëhet fjalë edhe për projekte tjera si kanalizime, ZZHTI në rajonet ku jeton popullatë dominuese shqiptare, ndërtim të objekteve kulturore...", tha Zoran Stavrevski, ministër i Financave.

Ndërkaq ja cilat janë projektet e mëdha për financim, sipas ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini, që supozohet se i kanë kontraktuar partnerët e koalicionit.

Sipas projeksioneve makroekonomike, në vitin 2014 prodhimi i brendshëm bruto do të rritet për 3,2 për qind, ndërsa inflacioni do të jetë 3,3 për qind. Goran Temenugov

Recommended