Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Nga viti i ardhshëm qeveria do të financojë 200 kompozime në vit të zhanreve të ndryshme muzikore, si dhe nga artistë të moshave të ndryshme. Kjo parashikohet me plan-veprimin e miratuar në seancën e djeshme të qeverisë. Në muajin e ardhshëm do të shpallet edhe thirrja publike e cila do të zgjasë 30 ditë dhe nga numri i të interesuarve do të zgjidhen 50 persona, të cilët do të formojnë edhe Komisionin përzgjedhës të kompozimeve. Këto vepra do rtë financohen nga qeveria. Konkursi i parë pritet të shpallet në janar të vitit të ardhshëm.

"Në nivel vjetor, qeveria e Maqedonisë do të financojë 200 kompozime muzikore që janë prodhuar nga subjektet vendore muzikore. Produksioni do të zgjidhet përmes konkurrimit të personave të interesuar në konkurset që do të mbahen katër herë në vit. Në kuadër të një konkursi do të zgjidhen këngët më cilësore. Në bazë të cilësisë së këngëve do të përcaktohet edhe financimi i tyre. Obligimi që duhet të plotësohet, është financimi i 200 këngëve në vit", tha Aleksandar Gjorgjiev Zëdhënës i qeverisë.

Gjorgjiev informoi se përzgjedhja e kompozimeve muzikore do të bëhet në mënyrë transparente ndërsa vlera e projektit 10 vjeçar është rreth 5 milion euro. Sipas tij, gjatë përzgjedhjes do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike.

"Në nivel vjetor sipas llogarive vlerësohet se nga qeveria do të ndahen rreth 512 mijë euro, dhe projekti sipas ligjit duhet të zgjasë 10 vjet, pra diku për 10 vjet do të ndahen 5 milion euro të cilat do të shkojnë si përkrahje për industrinë muzikore. Po ashtu, harrova të theksoja se gjatë zgjedhjes së këngëve do të mbahet llogari edhe për përfaqësimin e drejtë të bashkive etnike në Maqedoni siç është parashikuar me ligj", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev Zëdhënës i qeverisë.

Në planveprim janë përcaktuar edhe kategoritë e këngëtarëve si dhe numri i kompozimeve që do të financohen sipas kategorive. Në konkurs personat e interesuar duhet të dërgojnë versionet demonstruese paraprake të këngëve, ndërsa personat nga kategoria e 'yjeve' konkurrojnë me emrin e tyre. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended