TIRANE - Ministri i ri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prezantoi sot drejtorin e ri të QSUT-së. Bëhet fjalë për Ogerta Manastirli, e cila është komanduar në këtë detyrë, si Drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza".
Manastirli u emërua në vend të Helidon Bushatit, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen.
Ogerta Manastirli vjen nga qyteti i Korçës dhe për shumë vite, ka qenë Drejtoreshë e Strehimit në Bashkinë e Tiranës, kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama. Manastirli është pjesë e drejtorëve të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët dhanë dorëheqjen në grup, sapo zgjedhjet lokale të 2011-ës, i fitoi Lulzim Basha.
Ndërsa shkollimi dhe profili i saj nuk kanë lidhje me shëndetësinë, por ka të bëjë me çeshtjet sociale dhe menaxhimin.
Comments