Aksi rrugor Tetovë - Jazhincë përfundon në nëntor

  • 9 years ago
Punimet për rikonstruimin e aksit rrugor nga Tetova deri në kalimin kufitar në Jazhincë pritet të përfundojnë në nëntor të këtij viti. Kështu u shpreh sot zv/ministri i transportit Xhelal Bajrami, i cili bashkë me ministrin Mile Janakievski dhe krerët e komunave të Tearcës dhe Jegunocit inspektuan nga afër punimet për rikonstruimin e këtij aksi rrugor.

"Sot jemi këtu në vend për të parë se si punohet në rikonstruimin e aksit rrugor prej Tetove për në kalimin kufitar në Jazhincë. Rikonstruimi ka qenë kërkesë shumë e vjetër e banorëve që jetojnë në këtë vend, pra që e përdorin këtë rrugë për në Kosovë. Sipas kontraktimit me firmën që e ndërton, planifikohet që deri në fund të vitit, të përfundojnë punimet", tha Xhelal Bajrami, zv/Ministër i Transportit.

Ministri i Transportit Mile Janakievski tha se viti i ardhshëm do jetë vit i reformave dhe investimeve të mëdha në infrastrukturën e vendit.

'Unë pres që viti i ardhshëm të jetë vit i projekteve të mëdha infrastrukturore në Maqedoni, siç lajmëroi kryeministri, tanimë kemi ndarë mjete dhe jemi në fazën finale të sjelljen e ligjin për rrugën Milladonovci Shtip, dhe aksin rrugorë Kërovë Ohër. Në fazë finale e kemi edhe zgjedhjen e realizuesit të punëve për korridorin Tetë, gjatë tetorit do i kemi ofertat dhe presim që të fillojë edhe pjesa e parë nga Kumanova deri në veljakovcë', deklaroi Mile Janakievski, ministër i transportit.

Aksi rrugor i cili është në fazën përfundimtare të rikonstruimit nga Tetova deri në Jazhincë kap gjatësinë 20 kilometër, ndërsa tërë projekti ka kushtuar rreth 2 milion euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i shtetit. Bashkim Sulejmani

Recommended