Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka lustruar sot ish ministrin e brendshëm Tomisllav Çokreskin. Si person që ka dhënë urdhër, komisioni e ngarkon si përgjegjës për dosjen 'Themeli'. Çokrevski ka përcjelle funksionarë dhe anëtarë tjerë në atë kohë të opozitarëve të VMRO DPMNE-së.

"Personi i dytë i shpallur për urdhërdhënës është pjesë e tërë një grupi të punësuarish në Ministrinë e punëve të brendshme në periudhën e pluralizmit ,dhe është pjesë e personave që përmenden në dosjen "Themeli", tha Predrag Dimitrovski, zëdhënës i Komisionit për lustrim.

Anëtari i komisionit për lustrim Çedomir Damjanovski kundërshtoi vendimin e anëtarëve tjerë të komisionit, sipas të cilit përcjellja e funksionarëve dhe anëtarëve nuk ka qenë për shkak të interesave politike por për shkaqe sigurie.

'Asnjë parti politike nuk ka të drejtë ta bëjë atë që e kanë bërë këto që kanë qenë të ndjekur. Asnjë parti nuk është e formuar që ti bëjë ato gjëra që shfaqen në dosjen 'Themeli' dhe për këtë shkak isha absolutisht kundër", tha Çedomir Damjanovski, anëtar i komisionit.

Përpos ish ministrit të brendshëm Çokrevski, Komisioni për verifikimin e fakteve lustroi sot edhe 11 bashkëpunëtorë të tij të përfshirë në dosjen 'Themeli. Katër prej tyre edhe paraprakisht ishin lustruar, ndërsa për shtatë të tjerë komisioni është duke shikuar nëse janë ende gjallë. Ferikan Iljazi

Category

📺
TV
Comments

Recommended