Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Edhe pas raundit të fundit të bisedimeve me ndërmjetësin Nimic, Shkupi dhe Athina vazhdojnë me akuzat e ndërsjella. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki kritikoi autoritetet greke se nuk kanë qasje konstruktive ndaj çështjes së emrit dhe se përpiqen ta zvarrisin procesin me propozime të këqija. Në kuadër të kalimit të Presidencës së BE-sa në duart Greqisë nga janari i vitit të ardhshëm, Popovski tha se Athina duhet të dëshmojë edhe në praktikë angazhimin e saj deklarativ për sa i përket integrimit të rajonit në BE.

"Gjëja e vetme që e pamë gjatë kësaj periudhe është shmangia e dialogut apo i çfarëdo përparimi në proces. Gjëja e vetme që u prezantua nga ana e tyre gjatë bisedimeve të deritanishme ishte qasje për t'i prezantuar si të shkëlqyeshme, propozimet shumë të këqija. Por, ajo për të cilin ne kemi nevojë është të tregohet lidership i caktuar për rajonin dhe të afirmohet Agjenda e Selanikut në vitin 2014 me qëllim që t'i mundësohet Maqedonisë të fillojë bisedimet me BE-në", tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë.

Poposki këto komente i bëri pas takimit me kolegun e tij finlandez Erki Tuomioja. Shefi i diplomacisë finlandeze tha se vendi i tij është i gatshëm që edhe për herë të pestë të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit në familjen evropiane. Duke komentuar çështjen e hapur mes Maqedonisë dhe Greqisë, Tuomioja tha se zgjidhja varet vetëm nga vullneti i palëve.

"Është më mirë kur palët vet në mënyrë të drejtpërdrejtë gjejnë zgjidhje. Nëse është e nevojshme ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, sikurse edhe BE-ja. Por përsëri vetë palët duhet të gjejnë zgjidhje, sepse arritja e zgjidhjes është interes thelbësor për gjithë rajonin, nuk shikoj se dikush mund të përfitojë nga mbajtja peng e këtij procesi", deklaroi Erki Tuomioja, Ministër i Jashtëm i Finlandës.

Duke komentuar mekanizimin e ri për pezullimin e regjimit të vizave për Ballkanin Perëndimor nga Parlamenti Evropian, Ministri i Jashtëm i Finlandës tha se bëhet fjalë për një masë më shumë parandaluese dhe politike që do të ndihmojë procesin e zgjerimit dhe se nuk beson që ajo të zbatohet në praktikë. Poposki nga ana tjetër tha se miratimi i masave të tilla shtrënguese nuk i shkojnë për shtati integrimit evropian të rajonit. Semra Jakupi

Category

📺
TV
Comments

Recommended