Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska zbardhi sot skemën se si ka funksionuar grupi për spiunim dhe bashkëpunim në veprimtari kriminale. Jankullovska tha se të gjithë të arrestuarit kanë raportuar tek krye-spiuni që ka qenë dhe koka e rrjetit Marjan Efremov, i cili deri në vitin 2009 ka punuar në Agjencinë për Kundërzbulim. Sipas saj, dhjetë të dyshuarit e parë kanë siguruar dokumente konfidenciale i kanë dorëzuar tek Efremov, i cili më pas të njëjtat i ka shitur tek shërbimet e huaja sekret. Jankullovska gjithashtu tha se MPB ka njohuri se për cilin shërbim sekret të huaj ka punuar rrjeti i spiunëve.

"Dokumentet kanë pasur informata rreth strukturës organizative dhe organizimit të brendshëm të institucioneve të sigurisë dhe të tjerave, të dhëna për gjendjen politike në shtet, të dhëna për gjendjen e sigurisë, zgjedhjet, informata për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në shtet nga aspekti i rreziqeve dhe eskalimeve të eventuale, programe dhe plane për vizita dhe qëndrime tek ne të shërbimeve të huaja sekrete. Dokumentet e tilla të akuzuarit i kanë dorëzuar tek i dyshuari i parë i cili këtë të dhëna dhe informata duke shfrytëzuar sisteme speciale satelitore dhe teknike, si dhe personalisht gjatë takimeve të drejtë për drejta i ka dorëzuar deri tek personat që kanë punuar për shërbimet e huaja sekrete me të cilët ai ka kontaktuar", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Nga 20 të arrestuarit, para Gjykatës Penale janë paraqitur 19 të dyshuar për spiunim dhe nxjerrje të informatave konfidenciale, pasi nga të gjitha akuzat është liruar regjisori i emisionit të animuar satirik 'Ednooki' Boris Damovski. Avokatët mbrojtës thonë se me urdhër të gjykatës atyre u ndalohet të japin informata rreth procesit gjyqësor pasi bëhet fjalë për proces shumë delikat.

"Shpresojmë se gjykata në mënyrë korrekte do të udhëheq këtë proces edhe atë në kornizë të kërkesës së hetuesisë. Por megjithatë duhet të presim pasi bëhet fjalë për një grup prej më shumë se 20 të akuzuar, të shohim se si do të rrjedh procedura, pasi e njëjta është në fazë të marrjes në pyetje të të gjithë të akuzuarve të cilët janë të pranishëm dhe kapjes së atyre që janë në arrati", tha Stavre Xhikov, avokat i Marjan Maxhovskit.

"Janë më shumë se 20 persona në hetim të sjellur nga ana e krimit të organizuar që punojnë në këtë lëndë dhe ka propozim për shqyrtimin e masës paraburgim për të gjithë të akuzuarit në këtë rast", deklaroi Naser Raufi, avokat i Cvetan Damjanovskit.

MPB është në kërkim të edhe 3 personave të dyshuar, mes të cilëve është edhe gazetari Zoran Bozhinovski. Valmir Kuçi

Category

📺
TV
Comments

Recommended