Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Vandalët mbrëmë kanë shlyer mbishkrimet në gjuhën shqipe dhe me pas kanë vizatuar një kryq të madh në Ndërmarrjen Publike (NP) të kullotave, në Nerez të Shkupit. Drejtoresha dhe të punësuarit e kësaj ndërmarrje thonë se nuk kanë pasur asnjëherë probleme të kësaj natyre, deri në momentin kur e kanë vendosur tabelën e Ndërmarrjes edhe në gjuhën shqipe. Këtë e bazojnë në faktin se vetëm mbishkrimi në gjuhën shqipe është shlyer nga tabela. Drejtoresha e kësaj Ndërmarrje Ilmije Vllasaku tha për ALSAT M se ky akt vandal është kundër përdorimit të gjuhës shqipe.

"Vet fakti dhe ngjyra që është fshirë pllakati në gjuhën shqipe simbolizon se dikush është kundër gjuhës shqipe dhe kundër këtij pllakati që ekziston këtu para hyrjes. Neve si ndërmarrje publike kemi edhe punëtorë të komunitetit shqiptar dhe maqedonas por gjithashtu ekonomizojmë me një numër të madh të blegtorëve ku një përqindje të madhe të blegtorëve i kemi shqiptar", deklaroi Ilmije Vllasaku , drejtoreshë e Ndërrmarjes publike të kullotave.

"Punonjësit e ndërmarrjes thonë që ky objekt ekziston që nga viti 1998 por asnjëherë nuk ka hasur në probleme të tilla. Ata thonë që problemet filluan që nga vendosja e pllakatës me mbishkrim në gjuhën shqipe" .

Nga Ndërmarrja Publike e kullotave, në të cilën janë të punësuar rreth 80 për qind shqiptarë, kërkojnë që autoritetet ti kapin vandalët dhe ti nxjerrin para drejtësisë, me qëllim që raste të ngjashme mos të përsëriten në të ardhmen.

Ky është rasti i dytë i vandalizmit të objekte në Nerez të Shkupit. Një javë më parë persona të panjohur deri tani kishin thyer xhamat e xhamisë në këtë lagje ndërsa në muret e saj kishin shkruar grafite me mbishkrimin 'Makedonija MKD' . Ferikan Iljazi

Category

📺
TV
Comments

Recommended