Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri për herë të parë ka pranuar se projekti "Shkupi 2014" është provokim për shqiptarët. Qëndrimi i tij është shprehur për gazetën kosovare 'ZËRI' e cila nuk zbardhë më shumë detaje por e citon atë në shkrimin e sotëm. Sipas Xhaferrit, 'Shkupi 2014' më shumë se për shqiptarët, provokim më të madh përbën për Greqinë. Në intervistën që transmetohet në dy numra të kësaj gazete, Xhaferri ka sqaruar opinionin se Ministrat shqiptarë nuk janë kukulla në Qeverinë Gruevski. Sipas tij, politikanët apo njerëzit që thonë se ministrat shqiptarë janë veç dekor për Xhaferrin e thonë këtë për shkak të margjinalizimit apo xhelozisë.
"Nuk është e drejtë të thuhet se elektorati shqiptar qenka i verbër dhe në vazhdimësi po e zgjedh një subjekt politik që është vetëm dekor në Qeverinë e Maqedonisë", deklaroi Musa Xhaferri, Zv/Kryeministër.
Xhaferri thotë se megjithë progresit e arritura implementimi i Marrëveshjes së Ohrit sërish ndesh në rezistencë nga pala maqedonase. Ai pranon gjithashtu se kjo marrëveshje nuk i kënaq plotësisht kërkesat e shqiptarëve.
"Marrëveshja, nuk është ajo që do t'i kënaqte kërkesat e shqiptarëve, por është një bazë e mirë për gjeneratat e ardhshme që të mund ta demokratizojnë shoqërinë dhe të marrin përgjegjësi për jetën shoqëroro-politike", tha Musa Xhaferri, Zv/Kryeministër.
Sipas Xhaferrit aktualisht Marrëveshja e Ohrit ka ndihmuar në krijimin e kushteve për pozicionimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, në aspektin kushtetues e juridik të dokumentit të 2001-it. ALSAT
Comments