Ne nje seance maratone qe zgjati dy dite rresht parlamenti i Shqiperise ka diskutuar mbi programin qeverises te se majtes per vitin 2013-2017 ku nuk kane munguar dhe debatet mes opozites dhe mazhorances. Në seancën e së shtunës spikatën replikat mes ish-kreut te qeverise Berisha, ish-kryetares se kuvendit Topalli me kryeministrin Rama.
I ndodhur para presionit të kohës, gjatë së dielës kryeparlamentari Meta u kërkoi deputetëve që të ishin të pranishëm në orën 14.30 për të votuar kabinetin e ri. Por deputeti Berisha kërkoi shtyrjen e punimeve të seancës, siaps tij me qëllim të të shqyrtonte programin.
Debate të ashpra per programin ka pasur edhe mes socialistit Ben Blushi dhe ish-kryeministrit, Ministrit të brendshëm Saimir tahiri dhe parardhësit të tij Noka, por edhe ndërmjet deputetëve të tjerë.
Megjtihët përpjekjet e kryetarit të Kuvendit, seance maratonë ka përfunduar shumë më vonë se ora e parashikuar, e përmbyllur nga një fjalim i Ramës.
Comments