Shkolla 'Hasan Tahsin', Bashkia e Tiranës: Do e bëjmë aneks të "Ismail Qamali"
  • 9 years ago
Bashkia e Tiranës, në projektbuxhetin e 2013-ës, parashikon të japë një fond prej 192 milionë lekësh për prishjen e shkollës 9-vjeçare "Hasan Tahsin" dhe ndërtimin nga themelet të një shkolle të re, si aneks i gjimnazit "Ismail Qemali".

Sipas bashkisë së Tiranës ky ndryshim destinacioni është i nevojshëm pasi zona përreth ka mungesë të shkollave të mesme, kurse kjo shkollë 9-vjeçare është shumë më pak e frekuentuar.

Ndërkohë që në qershor të këtij viti bashkia e Tiranës zhvilloi edhe tenderin për objektin e ri te shkolla Hasan Tahsin.
Recommended