Çmime më të ulëta për legalizimin e objekteve ilegale

  • 9 years ago
Personat që pranojnë ndihmë sociale dhe prindërit që kujdesen vet për fëmijët me mangësi në zhvillim, do të munde që objektet e ndërtuara ilegalisht t'i legalizojnë me çmim shumë më të ulët. Me masën e re, e miratuar në seancën e fundit qeveritare, çmimi për elaboratet gjeodezike të ndërtimeve pa leje, sikurse edhe të dhënat për legalizim, çmimi të një metër katrori do të jenë me çmim 50% më të ulët. Nga Ministria e punës dhe politikës sociale, informuan se çmimet e reja javën e ardhshme do të hynë në fuqi.

"Do të ulet çmimi i elaboratit për legalizimin e objekteve ilegale të ndërtuara deri më 50 m2 nga 2000 denarë në 1000 denarë, do të ulet çmimi i legalizimi i objekteve nga 51-150 m2 nga 41 denarë për metër katror në 20 denarë për metër katror", tha Dime Spasov, ministri i punës politikës. Alsat-M

Recommended