Ekspertët: Vendimi i PE-së alarm për institucionet

  • 9 years ago
Një ditë pasi Parlamenti Evropian (PE) miratoi mekanizimin për rikthimin e mundshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve, qeveria hesht. Sekretariati për çështje evropiane sot nuk deshi të komente nëse Maqedonia rrezikon kthimin e vizave, dhe çfarë do të ndërmarrë ajo për të penguar një proces të tillë. Nga ana tjetër nga LSDM-ja shprehën shqetësimin për miratimin e një vendimi të tillë dhe thanë se është tragjike që qeveria e VMRO DPMNE-së lavdërohet për lidhjet e ngushta me Partinë popullore evropiane, por nuk bëri asgjë që të pengojë mbështetjet e këtij hapi të gabuar, pasi pikërisht e djathta evropiane është mbështetësja më e madha e këtyre masave. Ekspertët për çështje evropiane vlerësojnë se megjithëse Maqedonia nuk rrezikon që menjëherë t'i kthehen vizat, këtë vendim duhet të marrin si alarm nga BE-ja për t'i zbatuar reformat dhe kushtet që kërkon BE-ja. Alsat-M

Recommended