Lajmet e Televizionit Alsat M dhe televizionit Telma janë më të besueshmet në vend, kështu janë deklaruar shumica qytetarëve të anketuar në nivel republikan në anketën e realizuar nga Këshilli për Radiodifuzon të Maqedonisë . Në pyetjen se në Lajmet e cilit TV në Maqedoni besoni më së shumti , shumica e të anketuarve ose 16.5 kanë deklaruar se i besojnë lajmeve të TV ALSAT M , ndërsa para Alsatit radhitet vetëm TV TELMA . Më pas vijnë TV Sitel, Kanal 5 , 24 Vesti, Alfa, MTV 1 dhe si e fundit për nga besueshmëria e pjesës informative radhitet MTV 2 me vetëm 2.1% besueshmëri.
Lajmeve të cilit televizion i'u besoni më së shumti?
Ndërkohë në pyetjen: 'Në cilin televizioni më së shumti shihni program informativ -- lajme?, prin TV Sitel me 24.1 për qind të të anketuarve, pason Kanal 5 me 16.2 për qind dhe Alsat-M, me 15.3 për qind.
Sitel 24.1 % Kanal 5 16.1 % Alsat-M 15.3 % Telma 13.6 % Alfa 9.8 % MTV 1 9.7 % 24 vesti 8.5 % MTV 2 2.1 % Tjetër 0.8 %
Alsat-M gjithashtu radhitet lartë si televizioni më i dashur për shikuesit. Madje 13 % e të anketuarve janë deklaruar shikues besnik të ALSAT-M.
Sipas kualitetit të programit të përgjithshëm, cili televizion është më i dashur për ju?
Sitel 26.8 % Kanal 5 17.5 % Alsat-M 13.0 % MTV 1 10.8 % Telma 10.6 % Alfa 9.2 % 24 Vesti 4.5 % TV Due- Gostivar 1.1 % MTV 2 1.1 % Asnjëra 2.8 % Nuke di 2.5 %
Në pyetjen se cilat emisione debative politike ju pëlqejnë më së shumti dhe në cilat TV i shifni ato? Paraqiten paqartësi duke pas parasysh në vendin e parë radhitet TV SITEl i cili nuk ka asnjë program debativ me 32.3 % për TV Sitel, pastaj pasojnë Kanal 5, MTV, të cilët gjithashtu nuk kanë në programet e saj emisione debative politike dhe më pas radhitet ALSAT M sërish me përqindje të madhe këtë herë me 30.6%. CDO i anketuar në këtë pyetje ka përzgjedh 3 TV.
Be the first to comment