Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Banorët e këtyre banesave përballen prej vitesh me një situatë të tillë, teksa uji përmes oborrit pushton edhe ambjentet e brendshme të këtyre shtëpive.

Reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe mungesa e kanalizimeve në rrugën "Ibrahim Braha" te zona Varri i Bamit, rrugë e cila është në rikonstruksion, janë shkaktarët kryesorë të këtyre përmbytjeve.

Vetë banorët shprehen se ankesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse prej vitesh bien në vesh të shurdhët, ndërsa theksojnë se përmbytjet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si djegien e pajisjeve elektrike dhe dëmtimin e orendive të tjera shtëpiake.

Category

📺
TV
Comments

Recommended