Fier, dy shtatzëna operohen me fenerë, materniteti pa energji

  • 9 years ago
Lindje në kushte mesjetare. Kështu i kanë sjellë në jetë dy gra fëmijët e tyre në maternitetin e Fierit natën e mbrëmshme, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe ajo e një gjeneratori të fuqishëm, duke detyruar mjekët të përdorin dritën e fenerëve për operimin dhe lindjen e dy shtatzënave.

Ndërkohë rreziku për jetën e dy grave dhe fëmijëve të tyre ka qenë shumë i madh. Lidhur me këtë situatë të pazakontë, drejtori i maternitetit të Fierit Besnik Ibrahimi pranon gjendjen alarmante.

Ai ngre shqetësimin se kjo situatë është prezente prej disa ditësh, i ka bërë apel kompanisë CEZ shpërndarje të marrë masa për të parandaluar ndonjë skandal të mundshëm në maternitet.

Recommended