Reshjet, sërish probleme në Rrugën e Kombit dhe në Kaçinar

  • 9 years ago
Vazhdojnë problemet në Rrugën e Kombit si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në afërsi të Repsit. Siç raportojnë korrespondentët e shqiptarja.com dhe A1 Report, në këtë vend, rruga nga Kukësi në drejtim të Tiranës vazhdon të kalohet vetëm me një korsi. Edhe pse është punuar për zhbllokimin e rrugës, rënia e dherave ka vazhduar duke krijuar probleme. Situata e rëndë është edhe në komunën e Kaçinarit në Mirditë, që vazhdon të jëte e bllokuar, pasi ka shembje në disa vende. Duke folur për A1 Report, për gjendjen e krijuar, kreu i komunës, Petrit Bardhit, thotë se institucioni që ai drejton nuk ka fonde për të ndërhyrë.

Recommended