Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Tani kur qeveria e re e drejtuar nga kryeministri Edi Rama është në prag të miratimit, betimit te Presidenti dhe marrjes në dorë të qeverisjes së vendit për katër vitet e ardhshme, priten ndryshime të forta dhe në simbolikën kushtetuese që do shoqërojë pamjen figurative të selisë së kryeministrisë.

Mësohet se ndryshimi i parë që do të prezantohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryeministri i ri i vendit Edi Rama do të jetë pamja e sallës së mbledhjeve të këshillit të Ministrave, por dhe e logos që do të vendoset në këto salla, kryesisht në atë të mbledhjeve të qeverisë dhe të konferencave për mediat. Kështu, me ndryshimin e mazhorancës së re qeverisëse ndryshon dhe logoja në kryeministri, e cila për tetë vitet e qeverisjes së Berishës ka qënë ndryshe nga ajo që kanë prezantuar paraardhësit e tij.

Category

📺
TV
Comments

Recommended