EVN: Efikasiteti energjetik, paguhet

  • 9 years ago
EVN Maqedoni dhe Ministria e Ekonomisë filluan sot t'i mësojnë kompanitë e vogla dhe të mesme në vend për efikasitetin energjetik. Me trajnime konkrete të biznesmenëve filloi realizimi i platformës për efikasitet energjetik që duhet të sjellë përfitime të mëdha për kompanitë, por edhe të hap vende të reja pune dhe veprimtari të reja që do të shërbejnë për zbatimin e efikasitetit energjetik.

"Efikasiteti energjetik është një mundësi e madhe për bizneset në Maqedoni, mund ti zvogëlojë shpenzimet, por po ashtu është edhe një mundësi e madhe për të krijuar biznese të reja dhe vende të reja të punës në Maqedoni. Parulla e EVN është "Përdorimi i arsyeshëm i energjisë" dhe ne jemi një partner i fuqishëm për klientët tanë për përdorimin e arsyeshëm të energjisë elektrike", tha Verner Hengst , drejtor ekzekutiv i EVN Maqedoni.

Hengst tha se efikasiteti energjetik bën të mundur që të jemi më të pavarur nga importi dhe e bën më stabil sektorin energjetik. Sipas ministrit të Ekonomisë Valon Saraçini,sektori industrial konsumon rreth 33 për qind të energjisë dhe andaj duhet ti kushtohet më shumë vëmendje kësaj pjese.

"Prandaj ne i jemi qasur këtij sektori, që të ngrejmë vetëdijen te kompanitë se investimi në efikasitet energjetik, është investim i cili kthehet shumë shpejt. Do të thotë ka shumë raste ku janë investuar mjete në efikasitet energjetik dhe në një afat prej dy viteve të njëjtat janë kthyer", deklaroi Valon saraçin, ministër i ekonomisë.

Në punëtorinë e parë për efikasitet energjetik ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shtatë bankave të cilët me linjat e tyre të kreditit duhet ta financojnë zbatimin e programit. Goran Temenugov

Recommended