Ivanov: Çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë duket e largët

  • 9 years ago
Presidenti Gjorge Ivanov, konfirmoi sot se nuk ka lëvizje nga qëndrimet e hekurta mes Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit. Ngjashëm me deklaratën e djeshme të ndërmjetësit Nimic, Ivanov tha se as në këtë raund të ri bisedimesh palët nuk arritën t'i kapërcejnë dallimet madje as t'i afrojnë sado pak qëndrimet e tyre. Ivanov nuk u kursye as të kritikonte fqinjin jugor se Maqedonisë i qaset me ultimatum dhe insiston që të përmbushen vetëm kërkesat e tij.

"Ka pajtueshmëri rreth fjalës Maqedoni të përfshihet tek zgjidhja, por nuk ka ende afrim të qëndrimeve. Atë që shprehu ndërmjetësi Nimic pasqyron realitetin, ndërkaq ne presim nga pala greke që t'i përmbahet kornizës së bisedimeve e cila është e definuar nga OKB-ja. Pala tjetër gjithmonë vendos ultimatum dhe bën kujdes që t'i kënaq vetëm kërkesat e tij, dhe jo kërkesat dhe nevojat e palës tjetër", tha Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

I pyetur nëse mosmarrëveshja kryesore mes palëve qëndron rreth pozicionimit të përcaktuesit gjeografik në formulim e ri, Ivanov shmangu përgjigjen duke theksuar se problemi kryesor është
që nuk ka zgjidhje.

"Ato janë detaje. Bëhet fjalë për propozim, propozimi përfshin shumë versione. Nimic duhet që të përfshije edhe qëndrim tonë, pozicionin tonë por edhe atë të Greqisë me qëllim që të vijë tek zgjidhja e përbashkët e pranueshme. Të gjitha janë spekulime, fakt është se nuk kemi zgjidhje", u shpreh Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Ministri i Jashtëm grek Evangelis Venizelos, konfirmoi edhe një herë pozicionin grek për çështjen e emrit. Përpara Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Venizelos u shpreh se Athina këmbëngul që përcaktimi gjeografik të qëndrojë përpara fjalës Maqedoni, dhe emri i ri të jetë për përdorim 'erga omnes'.

"Pozicioni grek është shumë i qartë: Po, për emër të përbërë, por me përcaktim gjeografik që do i referohej fjalës Maqedoni dhe jo fjalës Republikë, dhe me parakushtin i cili do të paraqiste zgjidhjen finale, të jetë emër për përdorim të përgjithshëm. Kjo është edhe domethënia e 'erga omnes'. Është e qartë se, çdo aktivitet që është në drejtim të përdorimit ideologjik të historisë, për ndërtimin e një identiteti të rrejshëm kombëtar dhe çfarë do tjetër që përmban frymë të irredentizmit, është e papranueshme për Greqinë. Konsiderohet si aktivitet jomiqësor, kundërproduktiv dhe që dëmton stabilitetin e rajonit më të gjerë" është shprehur Venizelos, përpara anëtarëve të Komisionit për politikë të jashtme.

Ministri i jashtëm grek gjithashtu është shprehur se takimi para pak kohësh me kreun e BDI-së Ahmetin i ka ndihmuar t'i kuptojë pozicionet e të gjitha forcave politike në vend.

"Për herë të parë, pata kontakt në nivel aq të lartë me faktorin shqiptar në IRJM, dhe kjo gjithsesi se lidhet me strategjinë tonë edhe me Shqipërinë por edhe shqiptarë në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor", ka shtuar Venizelos.

Megjithëse ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Nimic, një ditë më parë pranoi se një nga propozimet...

Recommended