Grupi punues për implementimin rekomandimeve të 24 dhjetorit ka përshpejtuar dinamikën e punës dhe shpreson se rezultatet e para do të dalin në pah më 23 shtator për kur është planifikuare edhe mbajtja e seancës plenare. Anëtarët e grupit punues shprehen optimist se deri në seancën plenare do ti harmonizojnë qëndrimet rreth procedurës për miratimin e projekt buxhetit. Sipas kryetarit të Grupit punues Ilija Dimovski, grupi punues së shpejti do të jap edhe rezultatet e para.
"Kemi hyrë konkretisht në punën e dy çështjeve, procedura për miratimin e buxhetit dhe gjeneralishtë për rregulloren. Por do të potencoja se edhe vet procedura e miratimit të buxhetit është e rregulluar me rregulloren për punë e Kuvendit ët RM-së. Do ët potencoj se rekomandimet janë shumë precize dhe të qarta dhe japin drejtim...", deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.
Anëtarët e Grupit shpresojnë se para publikimit të raporti të Komisionit Evropian do të arrijnë rezultate të dukshme gjatë punës së tyre. Në këtë vijë ata do të mblidhen sërish të hënën.
"Intenca jonë është që së paku në seancën radhës më 23 shtator të mundohemi që këto ndryshime në rregullore ti fusim në këtë se anë, së paku këtë pako që do të rregullonte, çështjen e miratimit të buxhetit. Prandaj kemi intensifikuar punimet. Kemi parashtruar qëndrimet tona rreth asaj se cili është vizioni ynë se si duhet të miratohet buxheti dhe mendoj se jemi përafruar me qëndrimet tona", tha Nexhati Jakupi, BDI.
Edhe nga LSDM-ja shprehen se i kanë definuar propozimet të cilat janë vlerësuar si më prioritare. Edhe për LSDM-ën është e pranueshme që më 23 shtator në seancë plenare të paraqiten pakot që rregullojnë procedurën e miratimit të buxhetit dhe shqyrtimi i kufizimit të debatit. Ndërkohë që partia më e madhe shqiptare opozitare PDSH, mbetet në qëndrimin e saj për bojkot të grupit punues, nën pretekstin se në Maqedoni janë evidente problemet mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe jo problemet ndër vet maqedonasit. Bedri Rexhallari