Fier, zjarri përfshin mbi 30 ha pyje me pisha dhe kullota

  • 9 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhjetëra hektarë pyje në fshatin e Darzezës në rrethin e Fierit.

Zjarri i rënë në mesditë ka shkrumbuar në një kohë të shkurtër 20 ha pyje me pisha dhe kullota, ndërsa pas 2-3 orësh nga përhapja e shpejtë prej erës së fortë, ka arritur në 30 ha.

Siç bën të ditur në orë të vona korrespondenti i "A1 Report" në Fier, Kristaq Thano, zjarri vazhdon të jetë ende aktiv për shkak të terrenit të vështirë, errësirës, zjarrfikëseve të vjetra, prodhim i vitit 1976.

Zjarri ka nisur fillimisht në bregdetin e Darzezës, për t'u përhapur më pas përreth, në një gjatësi prej 4 km dhe një gjerësi prej rreth 500 metrash.

Vijon të jetë ende aktiv, ndërsa situata po monitorohet edhe nga forcat të shumta policie. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Recommended